Pas konferencës për shtyp  të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, ka reaguar presidenca e Kosovës. Kabineti i Vjosa Osmanit ka deklaruar se qëndrimet e dy liderëve ishin për të ardhur keq dhe i shërbyen propagandës kundër Kosovës.

 “Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës për media është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.”

Sipas presidencës asnjë prej çështjeve të ngritura në notën e protestës  nuk është trajtuar.

 “Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por përkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenca e Kosovës këmbëngul se incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit ishte i qëllimshëm dhe u shkelën hapur konventat ndërkombëtare./vizionplus.tv