minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Presidentja zbut tonet ndaj Greqisë, Siljanovska: Respektoj marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut

0
Presidentja zbut tonet ndaj Greqisë, Siljanovska: Respektoj marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, i ka ulur tonet kundrejt Greqisë pas disa replikave në distancë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se Shkupi e respekton Marrëveshjen e Prespës.

“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës”, tha Siljanovska.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut  u shpreh se   më herët e ka kritikuar këtë marrëveshje pasi sipas saj nuk përputhet me Kartën e Kombeve të Bashkuara, por theksoi se për aq kohë sa është zyrtare, do ta respektojë.

“Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehin veten dhe unë nuk shikoj se këtu e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës. Unë as nuk e grisa deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë se do ta shpërbëj Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procesit të miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes së saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj”, tha ajo.

Advertisement

Më herët kryeministri grek  Mitsotakis e ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut me  rrugën e integrimit në BE  nëse nuk do të respektoj marrëveshjen e Prespës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit