Prokuroria në Greqi ka vendosur që foshnja 11-muajshe, nëna e të cilës u vra nga 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos, do të qëndrojë për 30 ditë me familjen e viktimës, Caroline Crouch, në ishullin Alonissos.

 

Nga ana tjetër, Lydia e vogël nuk do të humbasë kontaktet me gjyshërit në Athinë, prindërit e pilotit grek.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, verdikti final do ta marrë Gjykata muajin tjetër, e cila do të caktojë njëherë e mirë kujdestarinë e vogëlushes.

 

Babis Anagnostopoulos vrau majin e kaluar bashkëshorten e tij, Caroline Crouch në vilën e tyre në Glyka Nera të Athinës, ndërsa sajoi edhe grabitjen, duke hedhur akuza edhe ndaj shqiptarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";