minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Protesta pas masakrës në Cetinje, kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm dhe ndryshimi i ligjit për armët

0

Pas tragjedisë në Malin e Zi  ku mbetën të  vrarë 12 persona, mijëra qytetarë kanë dalë në protesta.

Me pankarta në duar, tubuesit nisën marshimin e tyre në sheshin qendror të Cetinjes ku ndezën qirinj dhe mbajtën 12 minuta heshtje për personat që humbën jetën.

Më pas ata iu drejtuan  ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Podgoricë, ku kërkuan dorëheqjen e ministrit të  Brendshëm Danilo Sharanoviq dhe zëvendëskryeministrit për Siguri dhe Mbrojtje Aleksa Beçiq.

Shumë banorë të Malit të Zi janë  të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh  si dhe grindjet politike brenda qeverisë.

Advertisement

Kërkesa të tjera kanë të bëjnë me çmilitarizimin e shoqërisë dhe konfiskimin e armëve, së bashku me rishikimin e të gjitha lejeve të dhëna në periudhën e kaluar, ngritjen e policisë komunitare, rikthimin e edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme si dhe shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja të armëve deri në ndryshimin e ligjit.

Vrasja e shumëfishtë, ndër më të rëndat në Malin e Zi , ndodhi të mërkurën pasdite, kur 45 vjeçari Aco Martinoviç qëlloi me arme duke shkaktuar një masakër ndërsa ishte nën efektin e alkoolit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit