Mijëra persona kanë protestuar mbrëmjen e të hënës para kuvendit në Mal të Zi.
Protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta drejt Kuvendit duke thyer edhe xhamat e dyerve. Tubimi erdhi si përgjigje kundër miratimit të ligjit për presidentin.
Protestuesit e quajtën shumicën qeverisëse si marjonet të Serbisë. Ata u përleshën edhe me forcat e policisë, të cilën tentuan të shpërndanin turmën duke hedhur gaz lotsjellës.
Ligji për presidentin u iniciuar pak muaj më pare pas Gjukanoviç nuk dekretoi për kryeministër Miodrag Lekiç nga Fronti Demokratik duke pretenduar se nuk ka shumicën. Gjukanoviç kërkoi shpërndarje e parlamentit, gjë e cila nuk ndodhi por e futi sërish në krizë vendin fqinj.
Kuvendi i Malit të Zi miratoi ligjin mbrëmjen e së hënës me 41 vota pro.
Tashmë me këtë ligj do të ketë ndryshime kushtetuese të cilat i heqin disa kompetenca Presidentit. Të njëjtin ligj shumica e miratoi edhe me 1 nëntor, por presidenti Gjukanoviç e riktheu atë mbrapsht dhe kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Ky i fundit rekomandoi që të mos miratohen ndryshimet. Me ligjin e ri presidenti do të jetë i detyruar të dekretojë çdo emër që vjen nga shumica për kryeministër.