Mijëra persona kanë protestuar mbrëmjen e të shtunës në Beograd, për të kundërshtuar planet e qeverisë për hapjen e një miniere të litiumit në Serbi. Demonstruesit  e kanë  nisur marshimin e tyre në  qendër të kryeqytetit serb për t’ju drejtuat urës Gazella, dhe më pas janë ndarë në grupe .Sakaq ata bllokuan edhe 2 stacione hekurudhore, Prokop dhe Novi Beograd.

Protestuesit janë parë nëpër binaret e hekurudhave duke dhe e kanë bërë të pamundur lëvizjen e trenave. Por rreth orës 5:30 të mëngjesit të së kësaj  të diele,forcat e policisë të Serbisë i kanë larguar protestuesit duke rikthyer në normalitet transportin hekurudhor

Mes tjerash, është bërë e ditur se policia ka nisur proces penal kundër të gjithë pjesëmarrësve, për pengim të trafikut publik ndërkombëtar dhe rrezik të sigurisë së qytetarëve.

Protesta u organizua nga aleanca e organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e  tyre për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon hapjen e litiumit të minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";