“Putin e do Kosovën një dështim”/ Kurti akuzon Vuçiç për trajtimin e shqiptarëve të Preshevës

Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Uashington Post, duke shtuar se Moska do që ta shohë Kosovën si një dështim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Presidenti Putin dëshiron ta kthejë Kosovën në një shtet të dështuar. Pas dështimit të Afganistanit dhe Irakut si shprehje të ndërhyrjeve të SHBA-së dhe NATO-s, ka mbetur vetëm Kosova . Për këtë arsye mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme.”

 

Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, ku sipas tij ai ka patur përplasje të shumta me Vuçiç edhe për trajtimin e minoritarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Deklarata e paqes e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kurti deklaroi se e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve është njohja reciproke.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";