Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi të martën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat e ndikojnë edhe orarin e lëvizjes së qytetarëve dhe orarin e veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë.

Me masat e reja, orari i lëvizjes së qytetarëve është zgjatur për një orë, përkatësisht deri në orën 20:00.

Deri më tani, qytetarëve u është ndaluar lëvizja, përveç për raste emergjente, nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Qendrat tregtare dhe shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë po ashtu do lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00 – një orë më shumë se deri më tani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Personave mbi moshën 65 vjeç do t’iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, thuhet në vendimin e ri.

Vendimi hyn në fuqi më 23 dhjetor, 2020, në orën 05:00, dhe vlen deri në një vendim tjetër. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në mbi 49,000./ Rel