Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën procedurën për heqjen e shtetësisë maqedonase për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko.

 

 

Vendimi u mor pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, në mbledhjen e Qeverisë, lidhur vendimin e këtij institucioni për ta pajisur Onyshenkon me shtetësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Drejtori i Agjencisë maqedonase të Sigurisë, Viktor Dimovski, ka thënë më 18 nëntor se janë bërë “lëshime të sigurisë” kur është marrë një vendim i tillë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s, nuk është bërë, dhe është faji i një individi”, tha Dimovski para Komisionit parlamentar që ndjek punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Onyshenko, oligark kontrovers ukrainas, është pajisur me shtetësi maqedonase në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj 2022, bazuar në “dosjen e pastër”.

 

 

Por, ai kërkohet nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Ai është futur edhe në listën e zezë amerikane, për shkak se ka qenë pjesë e një rrjeti rus që dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Onyshenko ka edhe shtetësi ruse.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka qenë deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012, ndërsa pas ndërrimit të Qeverisë në vitin 2014, është bërë partner biznesi me presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit pati hapur lëndë kundër tij.

 

 

Për pasojë, Onyshenko është arratisur në Spanjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Autoritetet spanjolle patën vendosur për ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko më pas ka arritur të ekstradohet në Gjermani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më 2020, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.