Në Serbi të moshuarit nga mosha 75 vjec do të vaksinohen me 5 mijë dozat e para të vaksinës që vendi ka siguruar nga kompania amerikano-gjermane, Pfizer dhe BioNtech. Presidenti Alexander Vucic bëri të ditur se sipas marrëveshjes së arritur pritet që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, të mbërrijnë 340 mijë doza të tjera.

 

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Njerëzit mendojnë se është çështje komoditeti personal. Jo, është çështje e ekonomisë, jetës, si do t’i paguajmë pagat. Kjo është arsyeja pse vaksinat janë kaq të rëndësishme për ne. Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të marrim 340,000 doza, kam besim të plotë se marrëveshja do të respektohet.”

 

Ndërkohë Greqia ka nisur këtë të hënë programin e provës në 1,018 qëndra vaksinimi. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, pritet të mbërrijnë 160,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTEch , dhe 500,000 doza shtesë deri në fund të janarit.

Ndërsa autorizimi i vaksinës nga Agjencia Europiane e Barnave pritet të ndodhë sot. Pas kësaj 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian duke nisur nga data 27 dhjetor do të fillojnë fushatën e vaksinimit për rreth 450 milion njerëz që jetojnë brenda bllokut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";