
Kryeministri Rama ndodhet per nje vizite zyrtare ne kroaci.
Kreu i qeverise ka zhvilluar nje takim me homologun e tij, andrej plenkovic dhe me pas te dy lideret kane dale ne nje konference per shtyp.
Kreu i qeverise kroate denoi vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku ne veri te Kosoves.
“Vrasja e efektivit, incident serioz. Operacioni ne veri te Kosoves i planifikuar dhe rrezik per destabilizimin e rajonit. Reagimi i NATO-s, duhet te jete me i forte ne mbeshtetje te institucioneve te Kosoves”, u shpreh mes te tjerash Plenkovic.
Ndersa Rama shtoi se deri tani ka dy pamje; e para vrasja e nje polici ne krye te detyres ne vendinn e dyte dhe nga ana tjeter heroizimi i krimineleve nga ana e Serbise.
Takimit te dy krereve te qeverive i ka paraprire nenshkrimi i dy marreveshjeve.
E para ka te beje per njohjen reciproke te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe e dyta per bashkepunimin ne fushen e shendetesise.
Vizita zyrtare e kryeministrit Rama do te mbyllet me takimin me presidentin kroat.