
Në qëndrimin e dytë pasi Kosova pranoi planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, Edi Rama i bën thirrje Aleksandër Vuçiç që të ndërmarrë të njëjtin veprim.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
AdvertisementËshtë koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.
Vendimin e Albin Kurtit për t’i thonë po propozimit ri të Bashkimit Evropian mbështetur mbi planin franko-gjerman dhe ankesin zbatues të Ohrit, Edi Rama e quan një veprim të mençuar që e vendos Kosovën në situatë shumë herë më të mirë përballë ndërkombëtarëve.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.
Advertisement
Me këtë zhvillim të ri në Bruksel, nga të dy liderët, e Kosovës dhe Serbisë pret që të lenë pas të shkuarën që ushqen vetem politiken e vogël të brendshme dhe të bashkëpunojnë. Qëndrimin e tij në “X” kryeministri Edi Rama e mbyll me thirrjen “Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara”.