minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rama takim me kryeministrin ukrainas: Rikonsideroni njohjen e Kosovës, ata njerëz e meritojnë

0
Rama takim me kryeministrin ukrainas: Rikonsideroni njohjen e Kosovës, ata njerëz e meritojnë

Kryeministri Edi Rama në takimin me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal në kuadër të vizitës së tij në Kiev kërkoi që Ukraina të konsiderojë njohjen e Kosovës. Kreu i qeverisë, tha se Kosova e meriton një gjë të tillë, pasi nuk mbetën peng i së shkuarës.

 

“Ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës pasi ata njerëz e meritojnë, ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbetën peng i së shkuarës për të kujtuar sesi u soll Ukraina kur Kosova sulmohej. Kjo do të ishte mirë që Ukraina ta rikonsideronte dhe të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik evropian”, tha Rama.

 

Advertisement

Ndër të tjera, Rama tha se Shqipëria dhuroi 1 milion euro për Ukrainën, një shumë që e konsideron si simbolike për të treguar respekt. Po ashtu, kryeministri përsëriti edhe në takimin me Shmyhal se bashkë me vendet e tjera të Ballkanit të ndërtojnë blloqe banimi në qytetet e shkatërruara nga lufta.

 

“Faleminderit që ndatë me ne realitetin jo më në foto të atyre që kemi parë. Ishte shumë e dhimbshme të gjendeshe aty dhe të shihje që këto qytete ishin shndërruar në qytete të humbura. Të bashkohemi në përpjekjet tuaja për të rindërtuar këto qytete.

Shqipëria ka dhuruar 1 milion uro, nuk do të zgjidhë, por për buxhetin tonë ishte diçka që tregon respekt. Ne duam të bashkohemi me vendet e tjera të Ballkanit dhe të ndërtojmë një bllok banesash”, u shpreh Rama.

Advertisement

 

Kryeministri Edi Rama vizitoi Ukrainën së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. në mesditë ata mbërritën në Kiev, ku u pritën nga presidenti Volodymir Zelensky, ku edhe patën një konferencë të përbashkët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit