Kryeministri Edi Rama së bashku me disa prej ministrave të delegacionit, zhvilluan një vizitë në shtëpinë e prindërve të ish-Presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Kosovës.

 

Rama u prit nga prindërit, bashkëshortja, djali dhe familjarë të tjerë të zotit Hashim Thaçit me të cilët bisedoi mbi vizitën dhe takimin në Hagë me ish-Presidentin Thaçi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Isha te Hashimi e vizitova. Mu duk mirë, shumë mirë. Ai nuk është nga ata që e tregojnë, por shumë mirë mu duk. Jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty më duket”, iu drejtua kryeministri babait të Thaçit.

 

Më pas, Kryeministri Rama dhe familjarë të Hashim Thaçit shkëmbyen disa dhurata simbolike, në shenjë nderimi dhe respekti të ndërsjellë mes tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";