
Një raport i qeverisë italiane mbi sigurinë thekson se Ballkani Perëndimor mbetet epiqendër e aktiviteteve xhihadiste. Pandemia, efektet recesive në ekonomi, një rritje e polarizimit në nivelin politik, problemet ekonomike dhe shëndetësore renditen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë drejtim.
Më tej në raport thuhet se në rajon është rritur edhe ndikimi i jashtëm i aktorëve kundër Bashkimit Europian, të cilët përfitojnë nga ngecja në procesin e integrimit.
Qeveria italiane thekson se ngadalësimi në negociatat e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe shtyrja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, janë treguesit që mbështesin këtë argument.
Advertisement