Ambasadori gjerman ne Kosove Jorn Rohd i është kundërpërgjigjur ambasadorit të ShBA-ve në Serbi Christopher Hill, i cili më herët ka deklaruar se mosnjohja e Kosovës nuk ndikon në anëtarësimin e Beogradit në Bashkimin Europian. Diplomati gjerman ka rikujtuar edhe njëherë qëndrimin e kancelarit Olaf Scholz.

 “Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde.

I të njëjtit qëndrim është edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

 “Është e thjeshtë: Qëllimi i Dialogut në Bruksel i udhëhequr nga BE-ja është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, s’mund të ketë normalizim:, deklaroi ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas deklaratës së Hill edhe kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç ka theksuar se askush në Serbi nuk do ta nënshkruajë një marrëveshje për njohjen e Kosovës dhe se zgjidhja e çështjes është shumë larg./vizionplus.tv