Certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë mund të marrë më shumë se 25 ditë kohë dhe kjo periudhë sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është normale. E ndërsa numërimi i votave të rregullta thuajse ka përfunduar, janë në proces votat me kusht dhe ato të diasporës, rreth 5 mijë zarfe prej të cilave janë refuzuar.

 

Nga votat e rregullta Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë ka 17.4 për qind. Lidhja Demokratike me 13 për qind  dhe AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentar me 7.60 %.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga 120deputetë në kuvend, 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave, 10 prej të cilave vetëm për serbët e Kosovës.

 

Vendet që mbeten bosh si pasojë e përqindjes së votave që shkojnë për partitë që nuk e kaluan pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare me një sistem proporcional, varësisht nga përqindja e fituar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";