minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rinisin tensionet në Kuvendin e Kosovës, bllokohet foltorja

0
Rinisin tensionet në Kuvendin e Kosovës, bllokohet foltorja

Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Në një moment, njëri nga deputetët gjuan me shishe ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

 

Advertisement

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

 

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores, raporton REL.

Opozita ka vendosur pranë foltores pano ku shkruan “Zdravo” [Përshëndetje] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti.

Advertisement

 

Seanca e jashtëzakonshme vjen, pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpe. Paraditen e 13 korrikut, gjatë kësaj seance kishte përleshje fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë Kusari-Lila.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit