minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rrëzohet helikopteri ushtarak me 4 anëtarë në bord në një liqen të Bosnjës

0

Një helikopter ushtarak është rrëzuar sot në një liqen, në pjesën jugore të Bosnje-Hercegovinës. Bëhet fjalë për një UJ-1H (i njohur edhe si “Huey”) me një ekuipazh prej katër vetash, i cili u përplas në ujërat e liqenit Giamplanicko rreth orës 11 të mëngjesit.

Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës bëri të ditur se katër anëtarët e ekuipazhit janë dërguar në spitalin e qytetit të Koniqit për të marrë ndihmën e parë, duke theksuar se gjendja e tyre është stabile dhe nuk janë në rrezik.

Aksidenti ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor përpara stërvitjes së planifikuar për nesër në zonë.

Ministri i Mbrojtjes Zukan Helez ka shkuar në vendngjarje për t’u informuar për rrethanat e sakta dhe shkaqet e rënies së helikopterit ushtarak. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit