
Sikurse u paralajmërua edhe nga vetë kryeministri Zdravko Krivokapiç një ditë më parë, deputetët në parlamentin e Malit të Zi mbështetën mocionin e mosbesimit, duke rrëzuar qeverinë.
Pas një seance maratone, deputetët votuan për shkarkimin e qeverisë me 43 vota pro, me 11 vota kundër dhe pa abstenime.
Advertisement
Aleat në koalicionin qeverisës, Dritan Abazoviç, ishte ai që dërgoi në Kuvend mocionin e mosbesimit për të formuar një qeveri pakice.
Abazoviç synon të jetë kryeministri i ri i vendit.
Advertisement