“Rruga drejt ndershmërisë është më e vështirë”/ Ministrja e Jashtme e Kosovës reagon pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

 

Gërvalla citoi thënien e babait të saj, Jusuf Gërvallës duke thënë se rruga drejt ndershmërisë është më e vështirë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

““Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

 

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Jusuf Gërvalla-”, shkruan ministrja e Jashtme e Kosovës.

 

Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje, ku kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat bëri me dije se i kishte kërkuar homologut të tij Albin Kurti ndryshim të planit, pas tensioneve të krijuara në veri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rama tha se sot do zhvillohej një takim mes tij, Kurtit dhe Borrel, por kjo gjë nuk është pranuar nga kryeministri i Kosovës.