Samiti i Mynihut, Kurti takon Josep Borrell

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mori pjesë në Samitin e Mynihut.

Gjatë vizitës në Mynih Kurti ka zhvilluar një takim bilateral në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh edhe Zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takim u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara, dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dritën e shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia, sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe sigurisë kombëtare, letrave dhe deklaratave të vazhdueshme publike për mosdetyrimin ligjor të marrëveshjes për Serbinë dhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm si garancë e respektimit dhe zbatimit të plotë të tyre, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri po ashtu kërkoi heqjen e masave kufizuese të padrejta të vendosura nga Bashkimi Evropian.