Samiti rajonal i liderëve bën bashkë Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin në Mal të Zi

Më 15 dhe 16 maj do të mbahet Samiti Rajonal i liderëe në Kotor të Malit të Zi.

Ky Samit pritet që të bëjë bashkë liderët rajonalë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër  Vuçiç.

Sipas agjendës së këtij Samiti pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioeri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte kryeministri malazez, Marko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.

Spajiç tha se duan që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohen në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në rrugën drejt BE-së.

Kryeministri theksoi se Mali i Zi dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit dhe se me ratifikimin e disa marrëveshjeve për mobilitetin, ka treguar përkushtimin e tij ndaj procesit të Berlinit.

“Do të kemi një Samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në mes të muajit maj në Kotor. Duam që të mbledhim të gjithë zyrtarët e rajonit, gjë që nuk është e lehtë për shkak të dinamikës së marrëdhënieve mes shteteve ballkanike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po mundohemi që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohemi në marredheniet ekonomike mes nesh në rrugën drejt BE-së.

Duhet t’u përkushtohemi qytetarëve, t’i harmonizojmë gjërat që janë në dobi të tyre, në mënyrë që politika të mos jetë pengesë për këtë”, ka deklaruar më herët ai.