Scholz në Prishtinë/ Dialogu me Serbinë të çohet përpara

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Shcolz deklaroi se Kosova është partnere e besueshme dhe se qëndron krah BE-së.

 

Po ashtu ai theksoi se me rëndësi është progresi i dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gëzohem që po vizitoj Kosovës. Si shembull përmend bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë duke treguar edhe marrëdhëniet e ngushta mes vendeve. Krahas marrëdhënieve bilateriale kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave dhe pozicionimin e Kosovës, kundër luftës në Ukrainë. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të çohet përpara”, tha ai.

 

Nga ana e tij kryeministri Albin Kurti u shpreh se Serbia është ajo e cila po bllokon procesin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Serbia po vazhdon të bllokojë procesin. Kancelarin e njoftova për rëndësinë që Kosova i kushton procesit të Berlinit si mundësia më e mirë për rajonin. Nxisim dhe inkurajojmë çdo vend në Ballkan që të angazhohet në tregun e përbashkët rajonal. Ne besojmë se të gjithë do të përfitojmë duke hequr barrierat me tregtinë e lirë”, tha Kurti.