Zv.kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish të mbledhur në Podgoricë kundër tij, pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

 

Abazoviç u përball me protestuesit këtë mbrëmje para godinës së qeverisë Malit të Zi, njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,”– tha njëri prej tyre.

 

Qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi kanë marshuar para godinës së Qeverisë në kryeqytetin e Malit të Zi duke brohoritur “dil fëmijë” dhe “i mori lekët Dritani”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë, ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detyra. Është ende e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze.