Serbët e Kosovës do të bllokojnë  rrugët  për të gjitha automjetet që drejtohen nga shqiptarët  nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në formë proteste  për veprimet e fundit e ndërmarra nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Rrugët do të jetë të bllokuara çdo të hënë për tre orë, nga ora 12:00 deri në ora 15:00, derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit serb në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të pallogaritshme”, thuhet në njoftimin e shoqatës së serbëve në Kosovë.

Bllokimi i rrugëve që të çojnë në drejtim të Kosovës vjen pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.

Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se ky vendim mund të nxisë rikthimin e konfliktit në komunat me shumice serbe në veri të vendit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";