minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Serbët kërcënojnë për pagat: Do bllokojmë sërish rrugët, situata mund të dalë jashtë kontrollit

0
Serbët kërcënojnë për pagat: Do bllokojmë sërish rrugët, situata mund të dalë jashtë kontrollit

Ndërsa duhen dhe tre ditë nga përfundimi i afatit për konvertimin e targave në RKS,  presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur në Beograd Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës si dhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç.

 

Pas takimit, ky i fundit u shpreh për mediat, se serbët e veriut do të protestojnë duke bllokuar rrugët.

 

Advertisement

GORAN RAKIÇ

KRYETARI I LISTËS SERBE

 

Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore. Nëse ata konfiskojë pronën tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistencë e popullit.

Advertisement

 

Rakiç paralajmëroi se situata mund të dalë shpejt jashtë kontrollit.

 

GORAN RAKIÇ

Advertisement

KRYETARI I LISTËS SERBE

 

Kur themi rezistencë paqësore demokratike të popullit, ne me të vërtetë atë e duam, por nuk e di se në çfarë do të shndërrohet e gjitha kjo dhe si do të zhvillohet situata në terren. As unë dhe askush nga ne nuk e di çfarë mund të ndodhë nëse dikush me dhunë fillon të na marrë pronën.

 

Advertisement

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të qartë se afati për targat  nuk do të shtyhej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit