minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Serbia këmbëngul: Ushtria jonë në veri të Kosovës

0
Serbia këmbëngul: Ushtria jonë në veri të Kosovës

Qeveria e Serbisë miratoi kërkesën, e cila i është dërguar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për lejimin e dislokimit të trupave ushtarakë dhe policorë serbë në Kosovë.

 

Në mbledhje mori pjesë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Ai i fundit bëri me dije se ky akt bazohet ne rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Advertisement

“Kërkesa i është dorëzuar në formë elektronike dhe këtë të premte i dorëzohet komandantit të KFOR-it. Në Rezolutën 1244, një numër i caktuar të personelit ushtarak lejohet të kthehet në territorin e Republikës së Kosovës”

 

Vuçiç theksoi se pranimi i kërkesës së qeverisë së Serbisë nga KFOR do të sjellë paqe mes dy vendeve.

 

Advertisement

“Nëse e mendojnë mire , pranimi i kësaj kërkese do të kontribuonte për paqen,uljen e tensioneve, nje pamje krejtesisht ndryshe të së ardhmes dhe mundesinë e disa zgjidhjeve kompromsi.”

 

Synimi i Beogradit zyrtar për të dërguar ushtrinë në veri të Kosovës është kundërshtuar në mënyrë të qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Advertisement

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi një ditë më parë se Kosova ka garanci shumë të forta siguri nga SHBA. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe disa shtete europiane, të udhëhequra nga Gjermania.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit