“Serbia, kërcënim për rajonin”/ Vjosa Osmani me senatorët amerikanë: Beogradi mbron interesat ruse

Kosova është sërish e shqetësuar se Serbia do të tentojë të destabilizojë rajonin. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me tre senatorë amerikanë deklaroi se Evropa ndodhet nën kërcënim si rezultat i destabilizimit nga Moska dhe aleati i saj Beogradi.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVËS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Natyrisht që nuk është sekret se rendi i sigurisë brenda kontinentit evropian është nën kërcënim. Ka pasur dhe vazhdon të ketë një interesim serioz nga Rusia që ta destabilizojë kontinentin dhe rajonin tonë. Informova mysafirët tanë nga Senati i SHBA-së, po ashtu për rolin destruktiv që Serbia vazhdon ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë, në një përpjekje për të tërhequr rajonin tonë drejt të së kaluarës. Por kam besimin e plotë se ne bashkërisht do të jemi në gjendje t’i ndalojmë këto ndikime malinje për dy arsye kryesore.”

 

Senatorët amerikanë shprehen mbështetjen e tyre të fortë ndaj aspiratave të Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JEANNE SHAHEEN

SENATORE AMERIKANE

“Mezi presim të mbështesim aspiratat tuaja për të qenë pjesë e NATO-s. Senatori Tillis dhe unë jemi bashkëkryesues të grupit vëzhgues për NATO dhe ne punojmë fuqishëm për të mbështetur përpjekjet në Kongresin amerikan të asaj që po bën NATO-ja dhe për të mbështetur aspiratat e shteteve si Kosova që janë të interesuara për t’iu bashkuar NATO-s”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç insiston se interesat e Beogradit janë pranë Rusisë.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Parlamenti Evropian do t’i kërkojë Serbisë në rezolutën e re -të tregojë përkushtim real ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe të përafrohet me politikën dhe qëndrimet e jashtme të BE-së, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Por ne nuk do e bëjmë një gjë të tillë. Një njeri i lirë dhe një vend i lirë nuk merr vendime bazuar në ultimatume dhe forcë, por në bazë të asaj që ata mbrojnë dhe ne po mbrojmë vendin tonë dhe qytetarët tanë.”

 

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka refuzuar të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Moskës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";