
Pas reagimit të ashpër nga ndërkombëtarët lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për dërgimin e mbi 1 mijë trupave ushtarakë në kufirin me Kosovën, një tjetër paralajmërim vjen nga Beogradi.
Kryeministrja Ana Brnabiç duke folur në parlament për tensionet në veri, deklaroi se palët ndodhen në prag të një konflikti të armatosur. Dhe për këtë fajësoi lëvizjet sipas saj të njëanshme të Prishtinës.
Advertisement“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”
Kryeministrja serbe iu drejtua BE-së për gjetjen e vendndodhjes së ish-policit serb Dejan Pantiç.
“Askush nuk e di se ku është, nuk dihet nëse ka marrë terapinë. Shefi i EULEX’it i përgjigjet kësaj duke thënë se nuk e dinë se ku është. Atëherë çfarë po bëni në Kosovë?”
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka kërkuar më shumë angazhim nga faktori ndërkombëtar për t’i dhënë zgjidhje situatës.