
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter është regjistruar këtë të mërkurë në lindje të Nafpaktos në Greqi.
Epiqendra e lëkundjeve ishte 15 km në lindje të Nafpaktos, me një thellësi prej 12.7 km, sipas Institutit Gjeodinamik.
Goditja kryesore u shoqërua me pasgoditje nga 3.5 deri në 2.8 Rihter.
E njëjta zonë u trondit mëngjesin e kësaj të mërkurë nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.2.
Advertisement