SHBA: Korrupsioni, problem në rajon! Sanksione ndaj zyrtarëve

Korrupsioni mbetet problematika më e madhe në Ballkanin Perendimor. Këtë konstatim e bëri i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa shtoi se sanksionet të vendosura ndaj zyrtarëve të rajonit lidhen pikërisht më këtë çështje.

 

“Ky është problemi më i vështirë për të luftuar në Ballkanin Perëndimor, sepse privon të rinjtë nga e ardhmja e tyre ekonomike dhe shoqëritë demokratike nga mundësia për të funksionuar”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, i derguari i Posaçëm për Dialogun, Mirosla Lajcak, në një konferencë për shtypë nga Beogradi tha se të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të vijuar me dialogun.

 

“Ju nuk keni parë shumë dialog, por ndërkohë ka pasur shumë proces dhe përparim. Sot mund të them se jam optimist. Çështja është se kur do të ndodhë ai takim dhe jo nëse do të ndodhë ai”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Escobar tha se SHBA-ja nuk është pjesë e dialogut, por se e mbështet atë dhe është e gatshme të ndihmojë.