minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shefi i CIA-s viziton Ballkanin, takime në Bosnje-Hercegovinë dhe në Beograd

0
Shefi i CIA-s viziton Ballkanin, takime në Bosnje-Hercegovinë dhe në Beograd

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, ka mbërritur në rajon për disa vizita në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi.

Në ditën e parë Burns ishte në Sarajevë, ku zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e presidencës së Bosnje e Hercegovinës si dhe me ministrin e Jashtëm.

Ndër të tjera, qëllimi i vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë ishte retorika dhe veprimet shqetësuese separatiste të presidentit pro rus të entitetit të republikës Srpska, Millorad Dodik dhe qeverisë së tij.

Ndërsa këtë të mërkurë, William Burns viziton Beogradin. Nuk dihet ende më kë do të takohet zyrtari amerikan dhe cilat do të jenë temat e diskutimit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit