Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë/ Policia: Kishte shkuar te stalla…

Një person humb jetën si pasojë e zjarreve edhe në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Malishevës.

 

Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dijë, po tentonte të shuante flakët që kishin përfshirë stallën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në raport.

 

Kujtojmë se një ditë më parë në Shqipëri u shënua viktima e parë nga zjarret. Andrea Haxhiaj, 64-vjeç, humbi jetën tragjikisht në banesën e tij në fshatin Azim Zenel të Gjirokastrës. Ndërkohë, gruaja e tij, është dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar, pasi ka marrë djegie të shumta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";