Shkup/ Ministri Hasani: Korridori i VIII-të nuk është më një projekt në letër, bashkëpunimi mes dy vendeve është jetik për të ardhmen

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani gjatë një konference për shtyp me homologun e Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka përgëzuar Bujar Osmanin për lidershipin që ka treguar në kryesimin e OSBE vitin e kaluar.

Hasani gjatë fjalës së tij, teksa tregoi për raportet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që së bashku kanë bërë një pjesë të madhe të rrugës drejt BE-së, foli edhe për Korridorin e VIII-të. Duke e cilësuar si një nga projektet transformuese, Hasani tha se kjo nuk është më vetëm një letër, por por pjesë e Korridoreve Pan-europiane.

Ne kemi ecur së bashku në një pjesë të madhe të kësaj rruge, duke mbështetur e ndihmuar njëri tjetrin. Besoj fort që ky rrugëtim i përbashkët ka ndikuar për të forcuar më shumë bashkëpunimin mes nesh e për të na bërë ta shohim rajonin e të ardhmen e tij në të njëjtën mënyrë.

Zgjerimi e thellimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi, me nisma e ide konkrete, është jetik për të ardhmen e rajonit në një kohë plot paqartësi e pasiguri si kjo ku jetojmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një nga projektet më madhore e më transformuese për të cilin jemi duke punuar, bashkë me Italinë e Bullgarinë, por edhe me mbështetjen e partnerëve të tjerë, është padyshim Korridori i VIII-të, i cili tashmë, pas dekadash këmbëngulje nga vendet tona, nuk është më thjesht një projekt në letër, por pjesë e Korridoreve Pan-europiane.

Ky korridor, do të transformojë pozitën strategjike të vendeve tona, por do të transformojë njëkohësisht edhe ekonomitë tona e perspektivën tonë të zhvillimit. Prandaj duhet të investohemi për të eksploruar mënyrat sesi do të bashkëpunojmë për të nxjerrë nga Korridori i VIII, por edhe nga Plani i rritjes për BP, përfitimet maksimale për vendet tona e për mbarë rajonin.  

Sot më shumë se kurrë vendet tona, shoqëritë tona ndajnë interesa të përbashkëta e një vizion të përbashkët për të ardhmen”, tha ministri Hasani./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";