Shkupi blen 200 mijë vaksina kineze

Maqedonia e Veriut, këtë të hënë ka nënshkruar kontratën për blerjen e 200 mijë dozave të vaksinës, me kompaninë kineze, Sinofarm.

 

Produkti, raporton Vizion Plus, pritet të dorëzohet brenda këtij muaji dhe do të injektohet në dy doza për 100 mijë banorë, në një afat kohor prej 21 ditësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dhënat do regjistrohen në dosjen elektronike të çdo pacienti i cili do të pajiset edhe me certifikatë.

 

Kjo vaksinë ruhet e shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përparësi do të ketë personeli shëndetësor, i angazhuar në frontin e parë të luftës me covid-19, si dhe personat mbi 70 vjeç.