
Ambasada ruse në Serbi ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” të dy diplomatëve rusë nga ana e Republikës së Kosovës.
Në reagim theksohet se Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore.
“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Kujtojmë se pasiten e djeshme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi shpalljen “non grata” të dy diplomatët, të cilët kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";