Olti Dulçe 41-vjeçari nga Berati i dënuar me 65 vite burgim në Greqi për vrasje dhe drogë është sërish në telashe.

Gjatë një operacioni të kryer në fundjavën që lamë pas, Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante dhe shiste drogë në burgun e Trikalasë.

Sigurisht pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës ishte edhe shqiptari i dënuar Olti Dulçe, i cili furnizohej me drogë nga furnitorët jashtë dhe më pas qarkullonte lëndën narkotike në ambientete e burgut të Trikalasë, duke bërë në këtë mënyrë para.

Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës. Në kuadër të operacioni anti-drogë në pranga ranë 7 persona, mes tyre Olti Dulçe, raportojne mediat greke. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithçka realizohej nën urdhrat e 41 vjeçarit nga Berati, Olti Dulçe. Ky i fundit kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut i’a dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas, duke i’a dorëzuar një të burgosuri gjatë takimeve me të.

Olti Dulce

Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedentë në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi. Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako, i vrarë në burg, ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona.

Ai gjithashtu rezultonte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg, është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";