Shtohen trupat e KFOR në veri të Kosovës: Garantojmë lirinë e lëvizjes

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar trupat shtesë në veri. Në deklaratën e misionit thuhet se ky vendim është marrë në funksion të garantimit të lëvizjes së qytetarëve.

 

 “Ne po e monitorojmë nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka aftësi dhe personel për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në bazë të mandatit që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KFOR thekson se pret që palët të koordinohen dhe të dialogojnë me njëra-tjetrën.

 

 “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e brishte pas tensioneve të ditëve të fundit. Që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente. Dy ditë më parë, Serbia iu drejtua KFOR-it me kërkesën për dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarakë dhe policorë në veri, por misioni nuk i ka dhënë ende një përgjigje kësaj kërkese të Beogradit. Ndërkohë barrikadat e serbëve në veri vijojnë të mbajnë të bllokuara rrugët.