Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se brenda 24 orëve, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje.
Sot janë shëruar 8 qytetarë dhe në total numri i rasteve aktive është 318. Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në Kosovë pritet që më 6 dhjetor të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, që kryesisht janë të fokusuara në paraqitjen e dëshmive për vaksinim dhe testet negative për qytetarët që hyjnë në vend.