Situata në veri/ Haradinaj: Mocion mosbesimi për Kurtin, po rrezikohet siguria kombëtare

Mocioni i mosbesimit për kryeministrin, Albin Kurti është zgjidhja e vetme për ngërçin e krijuar mes Kosovës dhe aleatëve, sipas kreut të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Haradinaj thekson se Kurti po rrezikon sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës, si dhe partneritetin me vendet partnere.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në”, është shprehur Haradinaj. “Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve parlamentare, besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi”, shton ai.

 

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti është shprehur i vendosur në qëndrimin e tij për vendosjen e krerëve të komunave në godinat përkatëse, ndonëse ka marrë një sërë kritikash nga vendet aleate.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";