minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Situata në veri/ Vllahiu: Prishtina dhe Beogradi po “masin forcat”, nuk duan të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

0
Situata në veri/ Vllahiu: Prishtina dhe Beogradi po “masin forcat”, nuk duan të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Analisti Arbër Vllahiu në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, sanksionet e mundshme si dhe qëndrimin e Tiranës zyrtare në këtë konflikt.

 

Policë dhe gazetarë kanë rënë pre e dhunës në veri të Kosovës, teksa ndërkombëtarët bëjnë thirrje për ulje të tensioneve nga të dyja palët. Çfarë e ndalon agravimin e situatës?

 

Advertisement

“Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e vështirë për shkak se asnjëra palë nuk po provon që të ulë dhe të zhvendos situatën në pjesën veriore të Kosovës. Kryeministri Kurti po provon që me forcat policore ta fusë nën kontroll të plotë pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë që presidenti Vuçiç do të tregojë se ka ende një lloj pushteti në këtë pjesë të Kosovës dhe se ka kontrollin e plotë të tij”, tha ai. “Ka 9 gazetarë, jo 4 nga sa është raportuar në fillim, të cilët janë dhunuar dhe rrahur në pjesën veriore të Kosovës. Ajo që duhet të ndodhë është që të dyja palët të ulen e të shohin se si mund të gjejnë një zgjidhje për të shtendosur situatën. Por duket se për përplasje duhen dy vetë dhe të dy palët janë të gatshëm për t’u përplasur”, thekson ai duke thënë që të dyja palët duan t’i tregojnë njëra-tjetrës se sa të forta janë.

 

Në këtë situatë e keni parë të mjaftueshëm rolin e faktorit ndërkombëtar?

 

Advertisement

“Faktori ndërkombëtar e luan atë rol që ka, forcat paqeruajtëse të KFOR janë këtu, por kanë edhe 2 leva të tjera që ndërhyjnë në qetësimin e situatës. E para është Policia e Kosovës dhe e dyta është forca e policisë së Misionit së BE, EULEX. Çështja është që KFOR nuk është këtu për të shuar zjarret qoftë të Beogradit që do të mbajë apo ndez zjarre në veri të Kosovës, qoftë Prishtinës që po provon të shtrijë një lloj sovraniteti pa pyetur askënd. Këtu do duhet që të dyja palët të ulen e seriozisht të flasin me ndërkombëtarët dhe së bashku të gjejnë një zgjidhje për pjesën veriore të Kosovës”, thekson ai duke shtuar se as Beogradi dhe as Prishtina ndonëse e kanë nënshkruar nuk e duan marrëveshjen e Ohrit.

 

Sa rrezikon Kosova nga gjithë kjo situatë, teksa nuk iu përgjigjet as thirrjeve të ndërkombëtarëve?

 

Advertisement

“Një lloj sanksioni ka nisur, megjithëse edhe Escobar dhe Brukseli zyrtar, nuk duan që të përmendet fjala sanksion, por duan që të përmendet fjala masë shtrënguese ndaj Kosovës. Masat shtrënguese ndaj Kosovës kanë filluar nga BE, ka disa ditë që zyrtarët e lartë të BE nuk kanë takuar asnjë prej zyrtarëve të Kosovës. Masa të tjera janë në përgatitje dhe kjo është ajo që është thënë edhe në mars të këtij viti, kur janë mbajtur bisedimet në Ohër. Ajo që Kosova humbet është se faza e dytë e masave shtrënguese, që neve kemi dëshirë t’i quajmë si sanksione të plota, do të jetë shumë më e vështirë se kjo fazë dhe do të ketë shumë më shumë kushtëzime”, tha ai duke shtuar se Prishtina humbet partneritetin me Bashkësinë Ndërkombëtare.

 

Si e keni parë rolin e Tiranës zyrtare në këtë konflikt?

 

Advertisement

“Tirana zyrtare e ka të drejtën e saj dhe është në të drejtën e Zotit që të ndihmojë shqiptarët kudo që janë, madje edhe me Kushtetutën e saj. Tirana zyrtare në Prishtinë buk duhet të shihet si një vend i largët dhe vend mik. Tirana zyrtare është në mos motra, vëllai i madh. Por, Tirana zyrtare nuk do duhej të përzihej deri në maksimum në çështje të brendshme në rregullimin e brendshëm të Kosovës”, tha ai duke shtuar se Tirana zyrtare ka të drejtë të mbrojë Kosovën në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por në koordinim të plotë me Prishtinën zyrtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit