Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu vendoset sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës per qytetin e Budapestit.

 

Ashtu siç pati premtuar edhe kryebashkiaku Veliaj, monumenti i Skëndërbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit. ”, shkruan Veliaj.