Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të mërkure në Zografu të Athinës, ku një 54-vjeçar sulmoi kalimtarët me thikë. Ai plagosi katër persona.

 

Sipas mediave greke, më pas ai u fut në shtëpi dhe njoftoi policinë për krimin e kryer: “Unë kam qëlluar njerëzit me thikë. Do të bëj vetëvrasje.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Efektivët u futën në banesë, ku e gjetën atë duke prerë damarët. Ai u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. 54-vjeçari është posedues droge dhe me probleme të shëndetit mendor. Në dhjetor të 2020, siç shkruajnë mediat greke, ai ishte arratisur nga spitali psikiatrik.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";