Sorensen takohet me Vuçiç, Presidenti serb ankohet se Kosova po pengon procesin e dialogut

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen mbërriti sot në Beograd ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi, Vuçiç bëri të ditur se diskutimi mes tyre ishte i hapur dhe i drejtë.

“Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, shkroi Presidenti serb.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai akuzoi gjithashtu Kosovën se po bën pengesa të vazhdueshme në procesin e dialogut, duke përsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve. Javën e kaluar emisari europian Sorensen ishte në Kosovë ku zhvilloi takime me krerët e shtetit./vizionplus.tv