Sot dhe nesër, 15 dhe 16 maj, do të mbahet Ramiti Rajonal i liderëve në Kotor të Malit të Zi.

Ditën e nesërme, të pranishëm në Samit do të jenë kreyministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.

Gjitahashtu pjesë e Samitit do të jetë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Ky samit do të fokusohet në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte kryeministri malazez, Marko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.

Spajiç tha se duan që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohen në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në rrugën drejt BE-së.

Kryeministri theksoi se Mali i Zi dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit dhe se me ratifikimin e disa marrëveshjeve për mobilitetin, ka treguar përkushtimin e tij ndaj procesit të Berlinit.

“Do të kemi një Samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në mes të muajit maj në Kotor. Duam që të mbledhim të gjithë zyrtarët e rajonit, gjë që nuk është e lehtë për shkak të dinamikës së marrëdhënieve mes shteteve ballkanike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po mundohemi që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohemi në marredheniet ekonomike mes nesh në rrugën drejt BE-së.

Duhet t’u përkushtohemi qytetarëve, t’i harmonizojmë gjërat që janë në dobi të tyre, në mënyrë që politika të mos jetë pengesë për këtë”, ka deklaruar më herët ai./vizionplus/tv