minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Stoltenberg mesazh Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

0
Stoltenberg mesazh Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike.

 

Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë.

 

Advertisement

“Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin.

 

“Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”.

Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar.

Advertisement

 

Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

 

Ajo dhe Hungaria, janë të vetmet vende anëtare që nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë.

Advertisement

 

Finlanda, me të cilën Suedia ka aplikuar për anëtarësim, i është bashkuar aleancës në prill.

 

Erdogani e ka akuzuar Suedinë se është kthyer në strehë për “terroristët”, sidomos për pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Advertisement

 

Ky grup është në listën e zezë të Turqisë, dhe aleatëve të saj perëndimorë./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit