
Në mbledhjen e këshillit të ministrave këtë të mërkurë, kryeministri grek Kiriakos Micotakis ka kërkuar falje për dështimin në menaxhimin e krizës së shkaktuar nga moti i keq.
Shefi i ekzekutivit bëri të qartë se mijëra shoferë të cilët u bllokuan në makinat e tyre gjatë stuhisë nga dita e hënë, do të marrin kompensim nga kompania koncesionare që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës.
KYRIAKOS MITSOTAKIS
KRYEMINISTER, GREQI
“Kërkoj falje personale dhe të sinqertë nga të gjithë bashkëqytetarët tanë që vuajtën për shumë orë duke u bllokuar në autostradën Attiki Odos. Janë shumë të qarta përgjegjësitë ndaj kompanisë koncesionare për mënyrën se si u përball me këtë stuhi të fundit. Këto do të hetohen plotësisht në bazë të legjislacionit ekzistues, por edhe të kushteve të përfshira në kontratat përkatëse me shtetin.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kryeministri Micotakis pranoi edhe problemet me energjinë elektrike duke premtuar zgjidhje në një kohë të shkurtër.
“Për ato zona që ende nuk kanë energji elektrike, kërkoj durimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Mendoj se në këtë fushë morëm mësimet e “Medeas” dhe arritëm të rivendosim furnizimin me energji elektrike në një periudhë shumë më të shkurtër kohore. Mekanizmi shtetëror nuk është ende në pikën e gatishmërisë që kërkojnë fenomene të një intensiteti kaq të madh. Dhe kjo ka të bëjë në radhë të parë me koordinimin ndërmjet shtetit, pushtetit lokal, rajonit, komunave dhe individëve.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Drejtori ekzekutiv i kompanisë dha dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa për çdo automjet të bllokuar koncesionari do të paguajë 2 mijë euro dëmshpërblim. Edhe sot, shërbimet publike, shkollat, zyrat dhe shumica e bizneseve në pjesën më të madhe të vendit, janë të mbyllura.