
Një serb ka sulmuar një zyrtar të policisë së Kosovës duke i shkaktuar lëndime.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për mediat, ku thuhet se incidenti ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.
Advertisement
Autori i dyshuar i ngjarjes ka tentuar të hyjë në Kosovë pa dokumentacionin e nevojshëm.
Atij i është refuzuar hyrja nga autoritetet policore dhe më pas ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.
Advertisement
Më pas ai ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve.
“Efektivi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisement