Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërmjetësuesi evropian Miroslav Lajçak priti kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa më vonë do të takojë edhe delegacionin e Serbisë të kryesuar nga Petar Petkoviç.

Ndërkaq takimi i përbashkët  trepalësh nuk është ende i sigurt  nëse do të ndodhë.

Një ndër çështjet  kryesore që do të diskutohet  është ndalimi i dinarit serb nga Banka Qendrore e Kosovës,vendim ky që ka rritur  tensionet mes Prishtinas e Beogradit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo çështje ka përkeqësuar marrëdhëniet edhe mes Qeverisë së Kosovës e bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë prej vitesh merr pagesa në dinar nga buxheti i Serbisë. Vendet e perëndimit i kanë kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Negociatat në Bruksel vijnë pas paralajmërimeve të zyrtarëve evropianë për rritje të presionit ndaj të dyja palëve./vizionplus.tv